Ndertojme Shtepine Tuaj

Sipermarrje ndertimi _Nga MARK FILIPI

Njoftime

view:  full / summary

Formularet per lejen e ndertimit.

Posted by Mark Filipi on August 15, 2011 at 9:15 AM Comments comments (0)

 

---Dokumentet, nga leja e ndërtimit deri...tek FORMULARET pas kesaj permbledhje te dokumentave qe duhet te paraqisni---; 

24/01/2005 Për t'ju ardhur në ndihmë, ja se çduhet të bëni për të nisur një ndërtim të ligjshëm

Fillimisht paraqitet në sekretarinë e KRT-së së Bashkisë, kërkesa për leje ndërtimi. Ajo duhet të jetë e shoqëruar me projekt-idenë e arkitektit dhe me aktin e pronësisë nga firma ndërtuese. Akti i pronësisë shoqërohet edhe me hartën treguese. Ndërkohë projekti duhet të firmoset, të bëhet azhornimi për rrjetin inxhinjerik nga Ndërmarrja e ujësjëllsit, ajo e e kanalizimeve të ujrave të zeza, elektrike, e telekomit, ndërmarrja e mbrojtjes kundra zjarrit, Agjensia Rajonale e Mjedisit, Inspektoriati Sanitar i Shëndetsisë dhe mendimi i zyrës së urbanistikës pranë minibashkisë përkatse.

Ndërkohë nga kufitarët merret deklaratë noteriale që pranojnë të ngrihet ky ndërtim. Firma duhet të paraqesë studimin urbanistik të zonës bërë nga projektuesi. Katër vitet e fundit projekt-idea kërkohet i punuar në kompjuter dhe tridimensional. Ndërkohë duhet bërë dhe studimi sizmik i zonës, për ndërtesat deri në 8 katëshe Bashkia e ka këtë studim, pasi e ka bërë Insituti Sizmik dhe nuk është i nevojshëm, por për ndërtesat mbi 8 kate firma e ndërtimit duhet të paraqesë studimin e bërë nga një firmë, inxhinjer i specializuar në sizmik. Dyzetë ditë pas marrjes së lejes për shesh ndërtimi ke të drejtë të kërkosh lejen e ndërtimit. Në këtë rast Bashkia shqyrton kryesisht projektin e ndërtesës që do të ngrihet. Firma duhet të paraqesë relacionin teknik shpjegues të studimit të projektit të firmosur nga projektuesit, nga akritekti dhe konstruktori me firmë origjinale, në tre kopje. Jepen të dhënat për çdo apartament të dnërtesës dhe tipet e saj. Më pas kur zbardhet leja e ndërtimit kërkohet projekti i plotë duk nisur nga aktitektura, rrjeti elektrik, hidrosanitar, ngrohtje deri dhe ventilim. Gjitnjë leja e dnërtimit jepet duke patur parasysh kondicionet urbanistike, largësinë mes dy ndërtesave, që kur janë një katëshe duhet të jenë 4 metra larg, më pas me shtrimin e çdo kati shtohen edhe dy metra. Ndërkohë largësia nga rruga është minimalisht 5 metra për ndërtesa të ulta.

Kondicionet urbanistike

Largësia mes dy ndërtesa 1-katëshe 4 metra

Më pas për çdo kat mbi largësia shtohet me 2 metra

Largësia mes dy ndërtesa dykatëshe 6 metra

Largësia nga rruga minimalisht 5 metra

Dokumentat e nevojshme për paisjen me leje për sheshe ndërtimi

1. Formulari tip kërkese Nr.1 dhe Nr.6 (për prerjen e drurëve) e Nr. 8 (për prishjen ndërtimeve egzistuese) në rast se nevojiten.

2. Vertetimin e pronësisë shoqëruar me hartën treguese.Ky dokument duhet të jëtë i tre muajve të fundit dhe origjinal.Në të të jetë e shpehur në m2 sipërfaqja e pronës, numri i pronësisë si dhe kufitarë.Ky dokument duhet të shoqërohet me prokurën e kërkuesit.Origjina e pronës - Vendimi i komisionit të kthimit të pronave

- Dhurim

- Akt trashëgimnie

- Kontratë shit- blerje

3. Gen –plan azhornimi me gjëndjën faktike të zonës në shkallën 1:500 në format A3 i konfirmuar nga sektori i Kadstrës Urbane pranë Bashkisë së Tiranës,ky gen-plan del me vulën e Bashkisë (kundrejt tarifës prej 40 lek/m² ).

4. Formulari Nr.3/1 së bashku me azhornimet e infrastrukturës te hedhura në Gen-plan e përmëndur në pikën 3 ( i fotokpjuar )Ndërrmarrjet ku merren këto azhornime ndodhen si më poshtë:

- Ndërmarrja e ujësjëllsit (rruga Maliq Muco )

- Ndërmarrja e kanalizimeve të ujrave të zeza (rruga Maliq Muco 0

- Ndërmarrja elektrike (rruga Reshit Petrela )

- Ndërmarrja e telekomit (rruga Reshit Collaku )

- Ndërmarrja e mbrojtjes kundra zjarrit (rruga Artan Lënja )

- Agjensia Rajonale e Mjedisit (rruga Qemal Stafa )

- Inspektoriati Sanitar i Shëndetsis

- Mendimi i zyrës së urbanistikës pranë minibashkisë përkatse.

5. Studimi urbanistik pjesor i zonës ku do të ndërtohet objekti.Ky studim do të bëhet mbi fotokopjen e genplanit të azhornuar nga Bashkia( pika 3) .Studimi do të bëhet nga arkitekt i licensuar për këtë kategori dhe të jëtë i firmosur dhe vulosur me firmë origjinale nga ai. Bashkangjitur edhe licencen e noteruar të arkitektit.

6.Planvendosja e objektit ne shkallë 1:500 me përmasa dhe distanca nga kufinjtë e pronës dhe aksi i rrugëse cila do të punohet mbi fotokopje të genplanit të hartuar nga sektori i Kadastrës (pika 3).Kjo do të jetë e firmosur nga arkitekti.Në pjesën ë sipërme të jetë shkruar qartë objekti ,numri i kateve,rruga ku ndërtohet dhe pronarët e truallit.

7. Projekt idea e objektit hartuar nga projektuesi dhe tredimensionali në dy kopje të firmosura nga projektuesi me firmë origjinale.Projekti i punuar në kompjutër.Fotokopje e noteruar e licences.

8. Relacion shpjegues i studimit dhe projektit pregatitur nga projektuesit firmosur nga ai ,me firmë origjinale.

9. Sistemet e jastme,gjelbërim ,sheshe, parkime ,rrugë si dhe skemat e lëvizjeve të këmbësorëve dhe makinave. (SH1:500 për studime ose SH1:200 për objekte ).

10.Fotomontazh i objektit mbi foton e gjëndjes egzistuese.

11.Marrëveshje me deklaratë noteriale me pronarin e pronë kufitare ku të theksohen numri i pasurive të pronarëve kufitarë të cilët japin këtë deklaratë.Të përputhen emrat e bashkpronarëve që firmosin deklaratën me emrat e vërtetimeve hipotekore kur ky ndërtimi propozohet me kallkan deri në kufi të pronësisë.Deklaratat bëhen para noterit me vulë të thatë.

12. Leja nga Insituti i Monumenteve të Kulturës në ato zona ose objekte që janë nën mbrojtjen e këtij institucioni.

13. Studim nga Insituti i Sizmikës për objekte mbi 8 kate.

14. Vërtetim nga Insituti gjeologo-inxhinjerik për ndërtesa mbi 3 kate.

15. Dokument fotografik i zonës (fotografi 20x30).

16. Deklaratë noteriale e pronarit për personat e pastrehë qiramarrës në ish pronë private në se ka ose jo.Kjo shoqërohet me nje vërtetim nga drejtoria e Burimeve Njerëzore e cila konfirmon këtë.

17. Brënda 30 ditëve duhet kryer e plotësuar plotësimet që kërkohen . Pas kësaj date dosja i rikthet Njësisë Bashkiake.Marrja e përgjigjes jo më pak se 60 ditë pas plotësimit.Leja e sheshit do të merret pas Miratimit në KRRT dhe zbardhjes së vendimeve.

Dokumentat e nevojshme për paisjen me leje ndërtimi

1. Formulari Nr.3 .

2. Formulari Nr.2 i lejes së aprovuar të sheshit të ndërtimit.

3. Kontrata noteriale midis pronarit të truallit dhe firmës së ndërtimit, si dhe licenca e noteruar e firmës së ndërtimit brënda afatit të përdorimit.

4. Relacion teknik shpjegues i studimit të projektit i firmosur nga projektuesit me firmë origjinale, në tre kopje.( arkitekt, konstruktor).

5. Fotokopje e noteruar e licencave të projektuesve brënda afatit të përdorimit(arkitekt, konstruktor).

6. Të dhënat e studimit gjeologo –inxhinjerik , për sheshin ku do të bëhet ndërtimi.

7. Të dhënat e studimit inxhiniero –sizmologjik për sheshin ku do të bëhet ndërtimi ( për objekte mbi 8 –kat) ; ndërsa për objekte nën 8-kat, vërtetim nga Insituti i Sizmikës.

Për zbardhjen e lejes së ndërtimit pas Vendimit të Lejes së Ndërtimit nga KRRT-ja.

1. Projekt zbatimi i plotë në tre kopje(sipas vendimit , formularit dhe genplanit të Lejes së Ndërtimit) :arkitekturë,konstruksion, elektrik, hidrosanitar,ngrohje –ventilim(i firmosur nga projektuesit me firmë origjinale, i shoqëruar me tabelën e fletëve për secilin projekt)

2. Në projektin e zbatimit të jepen të saktësuar tipet e apartamenteve, sipërfaqet për secilin tip dhe sasia e tyre ,për cdo objekt me destinacion banese.Për objektet ,vizatimet e të cilëve janë përpunuar në kompjutër,të sillen në disketë vizatimet e planimetrive të objektit.

3. Llogaritjet bazë të konstruksionit të firmosura nga konstruktorët me firmë origjinale.

4. Planimetria e sistemimeve të jashtme e plotësuar me kuota altimetrike, në 3 kopje (bashkangjitur projekt zbatimit , e firmosur nga projektuesit me firmë origjinale.

5. Plani i organizimit të punimeve + grafiku i punimeve, në tre kopje(bashkangjitur projekt zbatimit,i firmosur nga drejtuesi teknik i subjektit ndërtues me firmë origjinale.

6. Preventivi i hartuar mbi bazën e cmimit mesatar për metër katror ,deklaruar nga E.K.B.Ky në tre kopje i firmosur nga projektuesit me firmë origjinale.

7. Certifikata e pastertisë nga Inspektoriati i Mjedisit Urban, dokument i cili jepet firmës ndërtuese për të vërtetuar që ky subjekt nuk ka detyrime të pashlyera.

8. Vërtetim nga Ndermarrja e Tregjeve Taksave pranë Bashkisë së Tiranës, dokument i cili i jepet firmës ndërtuese për të vërtetuar që ky subjekt nuk ka detyrime të pashlyera.

Kërkesat për dhënien e lejes së shfrytëzimit

Kërkesa për për leje shfrytëzimi bëhet nga investitori ose subjekti ndërtues dhe shoqërohet me dokumentacionin e poshtëshënuar:

• Fotografi të fasadave të objektit, fletë A-4

• Relacion i kolaudatorit për zbatimin e projektit, ku të reflektohen të gjitha ndryshimet e bëra në projektin e miratuar.(Të evidentohen shkeljet nëse ka.dhe si janë plotësuar punimet e maskuara).

• Liçensa e kolaudatorit.

• Relacion i supervizorit mbi zbatimin e objektit

• Liçensa e supervizorit

• Liçensa e drejtuesit teknik

• Vendimi i K.RR.T-së për shesh ndërtimi.

• Vendimi i K.RR.T-së për leje ndërtimi.

• Formularët për shesh dhe leje ndërtimi.

• Gen-plani i aprovuar sipas lejes së ndërtimit.

• Projekti i aprovuar nga Bashkia me vulat përkatëse. (Plani i katit të podrumit, Plani i katit përdhe, Planet e katit tip, Plani i tarracës, Prerjet dhe Pamjet e objektit).

• Liçensat e projektuesve. (Arkitekt, konstruktor).

• Aktet e kontrollit për fazat e ndërtimit të objektit.

(Akti i piketimit, Akti i kontrollit të 0.00, Akti i kontrollit të karabinasë, Akti i kontrollit të sistemimit )

• Akt- marrëveshja midis firmës ndërtuese dhe pronarit të truallit.

• Akt-kolaudimi nga ndërrmarja e ujësjellës- kanalizimit që vërteton se subjekti ndërtues ka kryer zbatimin e punimeve të furnizimit me ujë (spostim rrjeti) dhe shkarkimit të rrjetit të K.U.Z (spostim rrjeti) sipas projektit të miratuar nga kjo ndërrmarje.

• Proçes-verbal nga K.E.SH. sh.a, Filiali Elektrik i Qytetit Tiranë, i cili vërteton se objekti është marrë në dorëzim nga Filiali Elektrik.

• Vërtetim nga Drejtoria e Pastrimit mbi vendosjen e pikave te hedhjes se mbeturinave.

• Deklarata e pastërtisë nga Inspektoriati i Mjedisit.

• Situacioni përfundimtar i pnimeve te kryera.

• Vërtetim nga Tatim-Taksat, sipas të cilit vërtetohet se subjekti ndërtues i ka shlyer të gjitha detyrimet ndaj tatim-taksave.

Një kopje origjinale ose e noteruar e projektit konstruktiv, bashkë me tabelën e fletëve, (në rast se nuk janë të depozituara në dosjen e lejes), i cili do të jetë i kapur veçantë nga dosja e aktit të kolaudimi dhe do të depozitohet në arkivë.

Një kopje origjinale ose e noteruar e projektit të instalimeve elektrike te objektit dhe hidraulike, (në rast se nuk janë të depozituara në dosjen e lejes), i cili do të jetë i kapur veçantë nga dosja e aktit të kolaudimi dhe do të depozitohet në arkivë.

Një kopje e spostimit të rrjetit të ujësjellës- kanalizimit, miratuar nga ndërrmaraja e Ujësjellës Kanlizimit, i cili do të jetë i kapur veçantë nga dosja e aktit të kolaudimi dhe do të depozitohet në arkivë.

Një kopje e spostimit të rrjetit elektrik, miratuar nga ndërrmarja përkatëse, i cili do të jetë i kapur veçantë nga dosja e aktit të kolaudimi dhe do të depozitohet në arkivë.

SHËNIM: Dokumentacioni duhet të jetë në dy kopje të noterizuara sipas rrradhës në listën e sipërpërmëndur. Relacioni i kolaudatorit, duhet të jetë i firmosur nga kolaudatori, zbatuesi dhe supervizori

F O R M U L A R E T

Ne kete rast jane te bashkise Fushe-Kruje, po ju mund t'i modifikoni vete ose t'i merni si model edhe se nuk perjashtohet mundesia qe çdo bashki t'i kekoje me logon e vet ne te.

K Ë R K E S Ë

PER MIRATIMIN E DESTINACIONT DHE KONDICIONEVE URBANE TË SHESHIT TË NDERTIMIT

BASHKISË FUSHË KRUJË

Kërkuesi ___________________________ ____________________

(Emri Mbiemri)

Adresa _____________________________________________________________

Adresa e sheshit të ndërtimit ____________________________________________

Sipërfaqja e sheshit І_І_І_І_І_І_І_І [m2] ose І_І_І_І_І [ha]

Pozicioni topografik (kufizimet) me reliev të bartuar nga organe ose individë me liçensë gjeodezike ______________________________________________________________________________

Veriu _____________________________________________________

Jugu ______________________________________________________

Lindje ____________________________________________________

Perëndim __________________________________________________

Dokumenti i pronësisë së sheshit (private ose publike) _____________________

Studimi urbanistik për vemdosjen e objektit ose objekteve:

Volumi .......................................................................І_І_І_І_І_І_І_І [m2]

Sipërfagja ................................................................... І_І_І_І_І_І_І_І [m2]

Koefiçienti i shfrytëzimit të truallit ............................. І_І_І_І_І_І_І_І

Lartësia e përgjithshme ............................................... І_І_І_І_І_І_І_І [m]

Numri maksimal i kateve mbi e nën tokë ....................І_І_І_І_І_І_І_І

Fotokopje e liçensës së urbanistit që ka bërë studimin.

Bashkë me kërkesën paraqes:

 Relievi i zonës Shkalla 1:500 dhe relieve ndihmëse 1:1000, 2000, 5000

 Azhornimet në planimetri Shkalla 1:500

 Infrastruktura rrugë, kanalizime, elektrike, telefoni

 Pla vendosja e objektit që do të ndërtohet ku evidentohen konturi i ndërtimit, distancat nga kufiri i pronës dhe nga pronat e objektet kufitare si dhe lidhja me rrugën dhe distancën nga aksi i rrugës

 Vija kryesore e ndërtimit

 Pikat e lidhjeve në infrastruktusën e rrjetit publik

 Intensiteti sizmik i sheshit të ndërtimit mbi bazën e studimit sizmiologjik dhe mikrozonimit sizmik

 Dokumenti i pronësisë për pronësinë private nga zyra e hipotekës

 Dokumenti që vërteton që prona është publike dhe i është dhënë kërkuesit

 Mendimi i zyrës së Urbanistikës sipas përkatësisë

SHENIM: Ky formular përdoret edhe për rastet kur kërkohet miratimi i studimeve urbanistike

K Ë R K U E S I

Data _________________ ________________________  

K Ë R K E S Ë

PËR MIRATIMIN E LEJES S Ë NDËRTIMIT T Ë OBJEKTIT

BASHKISË FUSHË KRUJË

Kërkuesi _______________________________________________

(Emri Mbiemri)

Adresa _________________________________________________________________________

Adresa e sheshit ku do të ndërtohet objekti ______________________________________________

Pronë publike • Pronë private • (plotëso me kryq)

 

Konfigurimi nga kadastra urbane e sheshit të ndërtimit _____________________________________

Sipërfaqja e sheshit .............................................................. І_І_І_І_І_І_І_І m2

Siperfaqja e ndërtimit ...........................................................І_І_І_І_І_І_І_І m2

Volumi i objektit ............................................... ................. І_І_І_І_І_І_І_І m2

Vlera sipas projektit të zbatimit .............................. ..........І_І_І_І_І_І_І_І m2

Koefiçienti i shfrytëzimit të truallit ......................... .........І_І_І_І_І_І_І_І

Lartësia e përgjithshme ...................................................... І_І_І_І_І_І_І_І m

Numri maksimal i kateve mbi tokë .... ..............................І_І_І e nën tokë …........І_І_І

Objekti është projektuar nga ____________________ І_І_І_І_І_І_І_І ___ ______________

Emri Mbiemri numri i liçenës data

Objekti do të zbatohet nga _______________________ І_І_І_І_І_І_І_І __ ____________

Emri Mbiemri numri i liçencës data

Bashkë me kërkesën paraqes:

 Projektin e plan teknik të objektit ose objektive

 Grafikun e punimeve të ndërtimit

 Formularin 3/1 të plotësuar sipas kërkesës së ligjit

 Të dhënat e studimeve gjeologo-inxhinierike

 Të dhënat e studimeve inxhiniero-sizmiologjike për objektet mbi 8 kat, të marra nga Instituti Sizmiologjisë

 

Kontrata me firmën që do të bëjë ndërtimin ose personin fizik e juridik të liçensuar në fushën e ndërtimit.

Për sa parashtroj në kërkesën time deklaroj se janë të vërteta dhe origjinale.

Mendimi i zyrës së Urbanistikës sipas përkatësisë _____________________________________________

Data ______________ K Ë R K U E S I

__________________________

K Ë R K E S Ë

LIDHJA E OBJEK IT

ME INFRASTRUKTUREN INXHINIERIK E

OBJEKTI: _____________________________________________________________

1. Lidhja e sheshit të ndërtimit të objektit me linjën e ujësjellsit publik:

Pika dhe distanca e lidhjes ______________________________________________________________________________

Shënim i ndërmarrjes së ujësjellsit që administron ujësjellsin publik

_________________________________________________________________________________________

2. Lidhja e sheshit të ndërtimit të objektit me rrjetin publik të kanalizimeve të ujrave të zeza:

Pika dhe distanca e lidhjes ______________________________________________________________________________

Shënim i ndërmarrjes së kanalizimeve të ujrave të zeza që administron rrjetin publik

______________________________________________________________________________

3. Lidhja e sheshit të ndërtimit të objektit me rrjetin elektrik publik:

Pika dhe distanca e lidhjes ______________________________________________________________________________

Shënimi i ndërmarrjes elektrike që administron rrjetin elektrik publik

______________________________________________________________________________

4. Lidhja e sheshit të ndërtimit të objektit me rrjetin telefonik publik:

Pika dhe distanca e lidhjes ______________________________________________________________________________

Shënim i ndërmarrjes së telekomit që administron rrjetin telefonik publik

______________________________________________________________________________

5. Verifikimi i sheshit të ndërtimit nga:

Inspektoriati sanitar shtetëror i rrethit _______________________________________________________________

Agjensia rajonale e mbrojtjes së mjedisit shoqëruar me lejen e mjedisit për ato raste kur është e parashikuar në ligjin “Për mbrojtjen e mjedisit” ______________________________________________________________________________

Ndërmarrja e mbrojtjes kundra zjarrit ______________________________________________________________________________

Bashkëlidhur formularit, gen-plani i objektit që do të ndërtohet për çdo rast dhe studimi përkatës, si dhe miratimi i lejes së ndërtimit për punimet e infrastrukturës për çdo rast.

6. Mendimi i zyrës së Urbanistikës sipas përkatësisë___________________________________________________________________________________________________________________________________________________

Datë __________________ K Ë R K U E S I

(__________________________) 

K Ë R K E S Ë

 

PËR PRERJE DRURËSH

BASHKISË: FUSHË -KRUJË

Kërkuesi _____________________ ___________________________________

(Emri Mbiemri)

Adresa __________________________________________________________

Adresa e sheshit ku do të ndërtohet objekti ______________________________________________________________________________

Konfigurimi nga kadastra urbane e sipas regjistrimit të pasurisë

______________________________________________________________________________

Sipërfaqja e sheshit të miratuar І_І_І_І_І_І_І_І [m2] ose І_І_І_І_І [ha]

Sipërfaqja e sheshit e mbuluar me gjelbërim І_І_І_І_І_І_І_І [m2]

Pronësia e drurëve ______________________________________________________________________________

Lloji i drurëve __________________________________________________________________

Numri i drurëve І_І_І_І_І_І [copë] (…………………………………………………......………;)

Numri i drurëve me fjalë

Mosha e drurëve І_І_І_І_І_І [vjecare] _________________________________________________

Gjendja biologjike ________________________________________________________________

Lartësia e drurëve І_І_І_І_І_І [m] ____________________________________________________

Miratimi nga Agjensia Rajonale e Mbrojtjes së Mjedisit

____________________________________________________________________

Miratimi nga Ndërmarrja Pyjore ose e Gjelbërimit që e ka në pronësi ose në administrim për prerjen e drurëve, rigjelbërimin e zonës ku do të bëhet ndërtimi, si dhe mbjellja e drurëve në një zonë tjetër

____________________________________________________________________

Bashkëlidhur me kërkesën për prerjen e drurëve plani i sistemimit të sheshit të ndërtimit për rigjelbërimin pas ndërtimit dhe gen-plani i zonës që do të bëj mbjelljet e reja.

K Ë R K U E S I

Data _____________ (________________________)

K Ë R K E S Ë

PËR PRISHJE NDËRTIMI

BASHKISË: FUSHË -KRUJË

Kërkuesi _____________________________________________

( Emri Mbiemri )

Adresa ________________________________________________________________________

Adresa e ndërtimit që do të prishet __________________________________________________

Pozicioni në lidhje me sheshin e ndërtimit të objektit të ri _________________________________

Specifikime të objektit që do të prishet:

Numri i kateve ............................................ І_І_І_І

Lartësia e përgjithëshme .............................. .І_І_І_І m

Volumi i objektit në .....................................І_І_І_І_І_І m2

Lloji i mbulesës ........................................... ___________

Miratimi nga Agjensia Rajonale e Mjedisit për evadimin e mbeturinave në vendin e caktuar

______________________________________________________________________________

______________________________________________________________________________

Miratimi nga Inspektoriari Sanitar ______________________________________________________________________________

______________________________________________________________________________

Bashkëlidhur me kërkesën keni dhe raportin teknik të ekspertëve për gjendjen fizike dhe ndërtimore të objektit që do të prishet.

K Ë R K U E S I

Data ______________ (________________________)

 

BASHKIA FUSHË-KRUJË

DREJTORIA E URBANISTIKËS

AKT - DETYRIMI

Tarifa për _____________________________________________________

Taksapaguesi ________________________________

Adresa: _____________________________________

Vlefta ___________________ Lekë

Shuma __________________ Lekë

Detyrimi i tarifës së mësipërme bazohet në Ligjin nr 9632, datë 30.10.2006 “Për sistemin e taksave vendore” dhe VKM nr 49, datë 26.12.2008.

 Detyrimet do të derdhen në Bankën CREDINS, Fushë-Krujë, në numrin e llogarisë 132843.

DREJTORI I URBANISTIKËS

Kërkesë

BASHKISË FUSHË -KRUJË

 

DREJTORISË SË URBANISTIKËS

PËR USHTRIM KONTROLLI TË FAZËS SË PUNIMEVE TË NDËRTIMIT

LEJE SHFRYTËZIMI

Firma ndërtuese______________________________________________me adresë ___________________________Tel._______________________e cila zbaton ndërtimin e objektit sipas Vendimit të K.RR.T-së me Nr.__________datë._____/_____/_______ me adresë____________ Fushë-Krujë.

Në zbatim të: nenit 54 të Ligjit Nr.8405, dt.17/09/1998 “Për Urbanistikën”.

K Ë R K O J:

USHTRIMIN E KONTROLLIT TË PARASHIKUAR TË FAZËS SË NDËRTIMIT “LEJE SHFRYTËZIMI”

K Ë R K U E S I

(___________________________________________)

Plotësohet nga specialisti i Bashkisë

Marrësi në dorëzim: (SPECIALISTI ) ______________________________

Fushë-Krujë më _____/______/___________

Kontrolli do të ushtrohet brenda datës _____/______/ __________

Përgjijgja do të merret në datë _____/______/________(brenda 30 ditëve)

Kjo kërkesë përpilohet në dy kopje, ku njëra protokollohet dhe tjetra i jepet kërkuesit.

 

KËRKESA TEKNIKE

PËR LEGALIZIMIN E SHTESËS

 

DREJTORISË SË URBANISTIKËS SË BASHKISË FUSHË-KRUJË

MBI LEJEN E NDËRTIMIT MIRATUAR ME VENDIMIN E KRRT NR.____________ DATË ___________________

OBJEKTI_________________________________________________________

 

Subjekti ndertues____________________________|__|__|__| _______.____________

(numri i liçenses) (data)

Adresa e sheshit te objektit_____________________________________________________

Gjendja faktike është përfunduar ❑ / nuk është përfunduar ❑

Prona shtesë (nëse ka) është publike ❑ / private ❑

Te dhenat sipas lejes se miratuar Te dhenat sipas gjendjes faktike

Sipërfaqja e sheshit… |__|__|__|__|__| m2 Sipërfaqja e sheshit__|__|__|__|__| m2

Sipërfaqe e ndertimit. |__|__|__|__|__| m2 Sipërfaqe e ndertimit__|__|__|__|__| m2

Vëllimi i objektit… |__|__|__|__|__| m3 Vëllimi i objektit...... __|__|__|__|__|m3

Lartësia e përgjithëshme __|__|__|__|__| m Lartësia e përgjithëshme__|__|__|__|__| m

Nr.kateve mbi tokë__|__| / nëntoke __|__|, Nr.kateve mbi tokë__|__| / nëntoke __|__|

Per te gjitha ndryshimet e mësiperme si arkitektonike dhe konstruktive te objektit, autoret e

projektit janë dakort:

Arkitekt______________________________ A-|__|__|__|__|__| _____/____/______

(Emër mbiemër, firmë;) (numri i liçenses) (data)

Konstruktor___________________________ K- |__|__|__|__|__| _____/____/______

(Emër mbiemër, firmë;) (numri i liçenses) (data)

Bashke me kete kerkese paraqes:

1. Vendimet e K.RR.T. per lejen e sheshit dhe lejen e ndertimit.

2. Projektin e plote teknik te objektit ku te evidentohen ndryshimet.

3. Formularin 3/1 te rifreskuar ,te plotesuar sipas kerkeses se ligjit.

4. Te dhenat e studimeve gjeologo-inxhinierike te rifreskuar.

5. Te dhenat e studimeve inxhiniero-sizmiologjike per objektet, te marra nga Instituti Sizmiologjise

6. Dokumentat e pronesive nga Zyra e Hipotekes , te rifreskuara..

7. Kontrata e rifreskuar me pronaret e truallit dhe aktmarrveshjet me pronaret kufitare te cenuar.

Përsa parashtroj në kërkesën time deklaroj se dokumentat janë të verteta dhe origjinale.

KËRKUESI Specilaisti i Zyrës se Informacionit

(________________________) (__________________________________)

Kur ju mohohet leja e ndertmit?

Posted by Mark Filipi on August 15, 2011 at 9:10 AM Comments comments (0)

Mjafton fare pak qe te perjashtoheni nga aplikimi per lejen e ndertimit.


Për marrjen e lejes për shesh ndërtimi dhe leje ndërtimi, subjektet duhet të plotësojnë kërkesat e detyruara nga Bashkite, në të kundërt ata përjashtohen nga procedurat e aplikimit. Sipas ligjit subjektet duhet të dorëzojnë pranë bashkisë një dosje të plotë me dokumente për të marrë lejen e ndërtimit, por nëse gjatë shqyrtimit të dokumenteve nga specialistët hasen mangësi, atëherë subjekti përjashtohet nga aplikimi. Duke u bazuar në rregullat ligjore, ka mjaft raste kur subjekteve u është mohuar dhënia e lejes së ndërtimit nëse nuk ka pasur një plan urbanistik, i cili konsiderohet i domosdoshëm nëse do të ngrihet një ndërtesë në një zonë të caktuar.

Përjashtimet

Kërkesa për shesh ndërtimi është anuluar në rastet kur nuk është zbatuar në studim urbanistik pjesor të miratuar të zonës në fjalë. Gjithashtu, subjektet nuk kanë të drejtën e marrjes së lejes në rastet kur dokumentacioni paraqet mangësi tekniko-ligjore që shoqëron kërkesën. Pjesë e rasteve përjashtuese nga procedurat e aplikimit është kur ka pasur mungesë interesimi në plotësimin e dokumentacionit sipas kërkesave të përcaktuara për miratimin e lejes së sheshit të ndërtimit. Për t’u bërë pjesë e aktivitetit ndërtues në Tiranë, biznesmenët duhet të aplikojnë në Bashkinë e Tiranës për të marrë lejet për sheshet e ndërtimit. Të interesuarit duhet t’u nënshtrohen një sërë procedurash të detyrueshme, për të marrë të drejtën e lejes së ndërtimit. Njëkohësisht, ata duhet të plotësojnë disa formularë dhe duhet të marrin dokumentacionin e nevojshëm, të cilin duhet ta dorëzojnë pranë Bashkisë. Specialistët pranë Bashkisë do të kryejnë shqyrtimin e dokumenteve të dorëzuara, nëse aplikuesit i përmbushin detyrimet ligjore për të përfituar ose jo. Për pajisjen me leje për sheshe ndërtimi, kanë të drejt të aplikojnë të gjithë ata që plotësojnë të gjithë kriteret e mëposhtme.

Dokumentet

Në momentin e dorëzimit të dokumentacionit specialistët marrin në shqyrtim dosjen e plotë që u dorëzohet. Të gjitha dokumentet e dorëzuara shqyrtohen nga persona të specializuar, sipas përkatësisë. Plani urbanistik studiohet nga specialistë të urbanistikës në Bashkinë e Tiranës, po kështu edhe çështja e pronësisë për tokën ku do të ngrihet ndërtesa apo kompleksi ndërtimor, zgjidhet nga juristë dhe specialistë të fushës. Edhe nëse subjekteve u jepet e drejta e ndërtimit, ata mund të hasen në probleme me Bashkinë nëse nuk zbatojnë rregulloren që u është dhënë. Subjektet nuk mund të ndërtojnë më tepër se sa u është dhënë leja. Ata nuk mund të bëjnë ndërhyrje apo ndryshime në infrastrukturën e ndërtesave ose oborreve përreth, përveç asaj që iu është lejuar nga specialistët. Njëkohësisht, subjektet nuk mund të kryejnë ndërtime nëse toka është e papërshtatshme për ndërtim dhe sidomos për ndërtime shumëkatëshe. Në rast se subjektet nuk zbatojnë, atëherë bashkia duhet të marrë masa ndaj tyre.

Dokumentacioni i paraqitur ka këto mangësi:

Në mbështetje të ligjit 8405 dt. 17.09.1998 “Për Urbanistikën”, neni 39, kërkesa për shesh ndërtimi nuk është zbatuar në studim urbanistik pjesor të miratuar të zonës në fjalë.

Paraqet mangësi në dokumentacionin tekniko-ligjor që shoqëron kërkesën e sipërpërmendur ,sipas ligjit 8405 dt. 17.09.1998 “Për Urbanistikën.

Ka pasur mungesë interesimi në plotësimin e dokumentacionit sipas kërkesave të përcaktuara për miratimin e lejes së sheshit të ndërtimit.

Për sa më sipër dhe në mbështetje të ligjit nr. 8485, datë 12.05.1999 “ Kodi i Procedurave Administrative të Republikës së Shqipërisë” (neni 85); ligjit nr. 8405 dt. 17.09.1998 “Për Urbanistikën”,(neni 22/1, pika 7 dhe neni 39) në rast të mosplotësimit të mangësive të sipërpërmendura brenda 10 ditësh nga data e lajmërimit, njoftohet se Bashkia e Tiranës ndërpret procedimin administrativ të kërkesës tuaj.

Permledhje e legjislacionit mbi ndertimin.

Posted by Mark Filipi on August 15, 2011 at 9:00 AM Comments comments (0)

Duke qene ne format PDF kerkon kohe qe te shkarkohet.

http://www.avgencismaili.com/Permbledhje_Legjislacioni/Ndertimet.pdf

Ligji per ndertimet-

Posted by Mark Filipi on August 15, 2011 at 8:40 AM Comments comments (0)

Kontrolli dhe disiplinimi i punimeve ne ndertim.


Ligji nr 8402 - Per Ndertimet .

.LIGJ Nr.8402, datë 10.9.1998

PËR KONTROLLIN DHE DISIPLINIMIN E PUNIMEVE TË NDERTIMIT

I azhornuar me:

· Ligjin Nr.9200, datë 26.02.2004

· Ligjin Nr.9794, datë 23.07.2007

· Ligjin Nr.9826, date 01.11.2007

· Ligjin Nr.10 137, datë 11.5.2009

Në mbështetje të nenit 16 të ligjit nr. 7491, datë 29.4.1991 "Për dispozitat kryesore kushtetuese", me propozimin e Këshillit të Ministrave, KUVENDI POPULLOR I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË VENDOSI:

 

KREU I

DISPOZITA TË PËRGJITHSHME

Neni 1

Projektimi, mbikëqyrja, zbatimi dhe kolaudimi i punimeve për objektet në Republikën e Shqipërisë kontrollohen dhe disiplinohen në bazë të dispozitave të këtij ligji.

Neni 2

Ky ligj zbatohet për të gjitha projektimet dhe zbatimet e punimeve të ndërtimit që realizohen nga persona fizikë dhe juridikë, vendas ose të huaj, në territorin e Republikës së Shqipërisë.

Neni 3

Në kuptim të këtij ligji, nëse nuk përcaktohet ndryshe punime ndërtimi quhen të gjitha punimet e ndërtimit për ndërtesat, objektet qytetare, veprat industriale, të infrastrukturës dhe për objektet e tjera.

KREU II

KËRKESA THEMELORE

Neni 4

Punimet e ndërtimit, të përkufizuara në nenin 3, duhet të projektohen dhe të zbatohen në tërësi ose në pjesë të veçanta në përputhje me kërkesat urbanistike, kushtet teknike të projektimit, kushtet teknike të zbatimit, si dhe me destinacionin e tyre, duke pasur parasysh edhe anën ekonomike të tyre. Ato duhet të plotësojnë kërkesat që kanë të bëjnë me:

1. rezistencën dhe qëndrueshmërinë mekanike;

2. sigurinë nga zjarri;

3. higjienën, shëndetin dhe mjedisin;

4. sigurinë në përdorim;

5. mbrojtjen nga zhurmat;

6. kursimin e energjisë dhe ruajtjen e ngrohtësisë.

KREU III

PROJEKTIMI, MBIKËQYRJA, ZBATIMI DHE KOLAUDIMI I PUNIMEVE TË NDËRTIMIT

Neni 5

Objektet e përkufizuara në nenin 3 të këtij ligji ndërtohen në bazë të projekteve të zbatimit të hartuara nga një organ projektues shtetëror ose nga persona fizikë e juridikë, vendas ose të huaj, të pajisur me licencën përkatëse.

Projektuesit, bazuar në kërkesat themelore të përshkruara në kreun II të këtij ligji, kanë përgjegjësi për projektimin e objektit.

Neni 5/1

Veprimtaritë e projektimit, zbatimit të punimeve në ndërtim, mbikëqyrja e kolaudimit, të përcaktuara në këtë ligj, përfshihen në kategorinë V.1 të shtojcës së ligjit për licencat. Këto veprimtari licencohen sipas ligjit për licencat.”.

Neni 6

Oponenca teknike për projektet e ndërtimit të objekteve do të bëhet për të gjitha llojet e ndërtimeve, me vlerë të preventuar së paku 100 milionë lekë, nga institutet shtetërore ose ente të tjera, të përcaktuara nga ministria që mbulon veprimtarinë e ndërtimeve.

Neni 7

Për të gjitha llojet e objekteve duhet të vendoset detyrimisht mbikëqyrësi i punimeve.

Mbikëqyrësi i punimeve, i emëruar nga investitori, duhet të jetë person fizik ose juridik, vendas ose i huaj, i pajisur me licencë përkatëse dhe që nuk është i lidhur në asnjë mënyrë me zbatuesin e objektit që do të drejtojë.

Mbikëqyrësi i punimeve është i detyruar të kontrollojë dhe është përgjegjës për zbatimin e punimeve të ndërtimit, në përputhje me lejen e ndërtimit, projektin, kushtet teknike të projektimit, të zbatimit, si dhe destinacionin e objektit. Ai është i detyruar të kontrollojë librin e kantierit dhe është përgjegjës për saktësinë, vërtetësinë e dokumenteve dhe cilësinë e punimeve të ndërtimit.

Në rastin kur gjykohet nga investitori, në rolin e mbikëqyrësit caktohet një punonjës i investitorit, gjithmonë i pajisur me licencën përkatëse.

Neni 8

Zbatimi i punimeve të ndërtimit kryhet vetëm nga persona juridikë, privatë ose publikë, vendas apo të huaj, të pajisur me licencën përkatëse, për zbatim punimesh ndërtimore.

Zbatuesi i punimeve mban përgjegjësi dhe është i detyruar të realizojë punimet e ndërtimit, në përputhje me lejen e ndërtimit, projektin, kushtet teknike të zbatimit dhe rregullat e sigurimit teknik. Ai duhet të sigurojë cilësinë e materialeve të ndërtimit dhe produkteve të ndërtimit, të cilat duhet të plotësojnë kërkesat e projektit në përputhje me standardet kombëtare ose europiane.

Me materiale dhe produkte ndërtimi kuptohet çdo produkt i prodhuar për t'u përfshirë në mënyrë të përhershme në punimet e ndërtimit.

Neni 9

Për të gjitha objektet e përkufizuara në nenin 3, zbatuesi i punimeve duhet të njoftojë në seksionin e urbanistikës dhe inspektoratin ndërtimor e urbanistik, në nivel bashkie/komune/qarku, përpara fillimit të punimeve.

Në këtë njoftim duhet të shënohen emrat dhe të dhënat e investitorit, të projektuesve, të mbikëqyrësit të punimeve dhe të zbatuesit. Në objekt duhet të përpilohet detyrimisht, gjatë gjithë kohës, planorganizimi i punimeve:

a) Projektzbatimi, i firmosur nga projektuesit dhe i shoqëruar nga plani i vendosjes dhe leja e ndërtimit.

Me projektzbatim kuptohet tërësia e dokumentacionit teknik, me anën e të cilit bëhet i mundur ndërtimi i plotë dhe vënia në shfrytëzim e objektit.

b) Dokumentacioni topografik dhe gjeologo-inxhinierik i themeleve, bazamenteve dhe i punimeve të maskuara.

c) Dokumentacioni përkatës i të gjitha ndryshimeve të mundshme, që mund t'i jenë bërë projektit gjatë ndërtimit të objektit.

Neni 10

Në kantiere, nga dita e fillimit të punimeve deri në përfundim të tyre, duhet të ruhen aktet e përshkruara në shkronjat a, b dhe c të nenit 9, të nënshkruara e të datuara nga zbatuesi, si dhe një libër kantieri si dokument bazë që evidenton momentet e rëndësishme të ndërtimit të objektit.

Neni 11

Me përfundimin e punimeve të ndërtimit, brenda 30 ditëve, zbatuesi i punimeve depoziton në seksionin e urbanistikës në rreth një relacion së bashku me dokumentacionin përkatës në dy kopje për plotësimin e detyrimeve që rrjedhin nga neni 9, si dhe:

a) certifikatën e provave të materialeve të përdorura, lëshuar nga laboratorët e përcaktuar sipas nenit 14 të këtij ligji;

b) certifikatën për ndërtimet e paranderura;

c) përfundimet e provave të ngarkesës, duke bashkëlidhur aktet e mbajtura për këtë qëllim;

ç) dokumentet që vërtetojnë se objekti është zbatuar në përputhje me projektzbatimin, pa shmangie në drejtimet funksionale dhe statike.

Njëra nga dy kopjet e këtij relacioni me dokumentet përkatëse ruhet përkatësisht në seksionin ose zyrën e urbanistikës së rrethit ose të bashkisë. Kopja tjetër merret nga mbikëqyrësi i punimeve, pasi është konfirmuar për depozitim dhe i dërgohet investitorit për kolaudim, duke bashkëlidhur dokumentet sipas nenit 9 të këtij ligji. an>

Neni 12

Të gjitha objektet e përkufizuara në nenin 3 duhet t'i nënshtrohen kolaudimit tekniko-ekonomik, i cili ka për qëllim të verifikojë nëse:

1. objekti është realizuar në kushtet teknike;

2. objekti është realizuar në përputhje me kontratën dhe anekset e saj;

3. çmimet e aplikuara janë sipas përcaktimeve të kontratës;

4. në këtë akt verifikohen edhe kërkesat e zbatuesit të paraqitura gjatë zbatimit të punimeve.

Kolaudimi i objektit kryhet nga kolaudatori që është person fizik ose juridik, vendas ose i huaj, i pajisur me licencë përkatëse për kolaudim punimesh dhe që nuk është i lidhur në asnjë mënyrë me projektimin, mbikëqyrjen dhe zbatimin e punimeve të ndërtimit të objektit që do të kolaudojë.

Emërimi i kolaudatorit apo i grupit të kolaudimit është detyrë e investitorit, i cili duhet që këtë t'ia komunikojë personit, institucionit që do të merret me kolaudimin dhe seksionit ose zyrës së urbanistikës të rretheve apo bashkive, brenda 30 ditëve nga përfundimi i punimeve të ndërtimit. Investitori do të përcaktojë afatet e zgjatjes së procesit të kolaudimit.

Kur nuk ka investitor, dhe ndërtuesi ndërton për llogari të tij, ai është i detyruar të kërkojë brenda 30 ditëve nga seksioni a zyra e urbanistikës një listë me disa emra kolaudatorësh të licencuar sipas paragrafit 2 të këtij neni dhe të zgjedhë njërin prej tyre.

Përmbajtja e procesverbalit të kolaudimit përcaktohet në urdhëresën përkatëse të Këshillit të Ministrave.

Procesverbali firmoset nga kolaudatori, zbatuesi dhe mbikëqyrësi i punimeve. Kolaudatori paraqet në dy kopje procesverbalin e kolaudimit në seksionin ose zyrën përkatëse të urbanistikës dhe pas regjistrimit ia dërgon investitorit.

Neni 12/1

Zyra e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, me kërkesë të investitorit dhe pronarit, bën regjistrimin provizor të objektit në fazën e përfundimit të karabinasë dhe lëshon certifikatën përkatëse.

"Regjistrimi provizor" është regjistrimi i përkohshëm deri në përfundim të ndërtimit të objektit, i cili është i vlefshëm për efekt të kreditimit të investitorit ose të regjistrimit të kontratave pararprake.

"Karabina" është objekti i ndërtuar plotësisht në volum dhe në formë, sipas kushteve urbanistike të miratuara për konstruksionin dhe muraturën e plotë të objektit.

Për kryerjen e regjistrimit provizor të objektit zyra e urbanistikës e njësisë vendore përkatëse dërgon në Zyrën e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme dokumentacionin e mëposhtëm:

a) konfirmimin e përfundimit të punimeve të karabinasë, në përputhje me projektin dhe kushtet urbanistike, të miratuara në lejen e ndërtimit.

Ky konfirmim bëhet nga seksioni ose zyra përkatëse e urbanistikës e njësisë vendore, e cila lëshon procesverbalin e përfundimit të karabinasë brenda 15 ditëve nga paraqitja e kërkesës së të interesuarit;

b) vendimin për sheshin e ndërtimit;

c) lejen e ndërtimit;

ç) planin e vendosjes së objektit;

d) aktin e piketimit të objektit.

Për këto raste, pas përfundimit të objektit, për regjistrimin përfundimtar të tij ndiqet procedura sipas nenit 13 të këtij ligji.

Neni 13

Dhënia e lejes së shfrytëzimit bëhet nga seksioni ose zyra e urbanistikës e njësisë vendore brenda 30 ditëve pas depozitimit të procesverbalit të kolaudimit.

Me kërkesën e zotëruesit të sheshit të ndërtimit, seksioni a zyra përkatëse urbanistike i dërgon zyrtarisht zyrës së regjistrimit të pasurive të paluajtshme në juridiksionin e së cilës ndodhet objekti konfirmimin zyrtar të përfundimit të punimeve të ndërtimit të objektit në përputhje me ligjin, projektin dhe kushtet urbanistike të miratuara për sheshin e ndërtimit. Këtij dokumenti i bashkëngjiten kopjet e akteve vijuese:

- leja për sheshin e ndërtimit;

- leja e ndërtimit;

- procesverbali i kolaudimit të objektit;

- leja e shfrytëzimit ose e banimit të objektit;

- plani i vendosjs së objektit;

- dokumente të tjera që përcaktojnë dhe individualizojnë objektin e ndërtuar.

Me paraqitjen e këtij dokumentacioni, zyra e regjistrimit të pasurive të paluajtshme, në përputhje me dispozitat ligjore, kryen veprimet përkatëse të regjistrimit të objektit dhe lëshon certifikatën e pronësisë të të interesuarit.

Neni 14

Materialet e ndërtimit të importit duhet të jenë të shoqëruara me certifikatën e cilësisë nga një laborator i akredituar nga vendet e Bashkimit Europian. Në rastet kur këto materiale janë prodhuar në vend, duhet të pajisen me certifikatë cilësie nga laboratorët e akredituar nga Drejtoria e Standardeve dhe e Cilësisë.

KREU III

SANKSIONET

Neni 15

Shkeljet e neneve 4, 5, 6, 7 e 8 të këtij ligji, kur nuk përbëjnë vepër penale, përbëjnë kundërvajtje administrative dhe dënohen me gjobë në masën 50 000 deri në 2 000 000 lekë.

Shkeljet e neneve 9, 10 e 11 të këtij ligji, kur nuk përbëjnë vepër penale, përbëjnë kundërvajtje administrative dhe dënohen me gjobë në masën 50 000 deri në 500 000 lekë. Shkeljet e neneve 12 e 14 të këtij ligji, kur nuk përbëjnë vepër penale, përbëjnë kundërvajtje administrative dhe dënohen me gjobë në masën 500 000 deri në 5 000 000 lekë.

Gjobat vendosen nga kryeinspektori i inspektoratit ndërtimor e urbanistik të bashkisë/komunës/qarkut, me propozimin e inspektorëve, në përputhje me legjislacionin në fuqi.

Neni 15/a

Kryerja e punimeve të ndërtimit pa leje ndërtimi, me pasojë krijimin e sipërfaqeve ndërtimore, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim deri në 2 vjet.

Kryerja e punimeve të ndërtimit, me pasojë shtesa në sipërfaqe ndërtimore, tej lejes së ndërtimit, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim deri në 2 vjet.

Sipërfaqet e realizuara nga kryerja e punimeve të ndërtimit, në shkelje të dispozitave të këtij neni, kur nuk prishen, konfiskohen në favor të shtetit.

Neni 16

Gjoba paguhet nga kundërvajtësi brenda 5 ditëve nga dita që vendimi ka marrë formë të prerë.

Pas kalimit të këtij afat paguhet kamatë 2 për qind për çdo ditë vonesë, deri në një muaj. Kur edhe pas këtij afati nuk kryhet pagesa, vendimi ekzekutohet në rrugë gjyqësore sipas ligjit.

Neni 17

Kundër vendimit të dënimit me gjobë lejohet ankimi administrativ dhe gjyqësor, sipas rregullave dhe afateve të përcaktuara në dispozitat ligjore në fuqi. Ankimi administrativ dhe gjyqësor kundër vendimit të gjobës së inspektoratit ndërtimor e urbanistik të bashkisë/komunës/qarkut nuk pezullon ekzekutimin e tij.

KREU IV

DISPOZITA TË FUNDIT

Neni 18

Ngarkohet Këshilli i Ministrave të nxjerrë aktet nënligjore të nevojshme për zbërthimin dhe zbatimin e këtij ligji.

Neni 19

Ligji nr.7720, datë 14.6.1993 "Për kontrollin dhe disiplinimin e ndërtimeve" dhe çdo dispozitë tjetër ligjore e nënligjore që bie në kundërshtim me këtë ligj, shfuqizohen.

Neni 20

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Shpallur me dekretin nr.2220, datë 24.9.1998 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Rexhep Meidani

PËR KONTROLLIN DHE DISIPLINIMIN E PUNIMEVE TË NDERTIMIT

Me leje apo pa leje?

Posted by Mark Filipi on August 15, 2011 at 7:55 AM Comments comments (0)

Ne Shkoder filloje pa leje se nje zgjidhje gjendet.                                                                     http://lajme.shqiperia.com/lajme/artikull/iden/1047068412/titulli/Shkodra-e-3-ta-per-leje-ndertimi


Rss_feed

Projektin tuaj e shenderrojme ne shtepi.

Percille ne Facebook

Share on Facebook

Dergoja nje Miku

Video te Fundit

634 views - 0 comments
1.
394 views - 0 comments
2.
334 views - 0 comments
3.
341 views - 0 comments

MARK FILIPI

  _Na kontaktoni qofte dhe vetem per preventive pa asnje impenjim!